Droga dhe alkooli rrisin kreativitetin te artistët?! Shkencëtarët rrëzojnë këtë mit…

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Droga dhe alkooli rrisin kreativitetin te artistët?! Shkencëtarët rrëzojnë këtë mit…

Me siguri të gjithë keni bindjen se alkooli dhe droga frymëzojnë artin e madh por kjo është e gabuar. Është ndoshta një mit i madh, thonë shkencëtarët, që droga dhe alkooli nuk inkurajojnë kreativitetin. Përkundrazi, udhëtimet, kultura, meditimi, ushtrimet janë më efektive në këtë fushë. “Droga dhe alkooli nuk ndihmon në kreativitet. Njerëzit nuk përfitojnë prej tyre”,- deklaron Dr.Paul Heinel i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Essex.

Ajo që dëgjojmë në media ka të bëjë me njerëzit që rrisin kreativitetin e tyre duke përdorur drogë. Por ajo që nuk dëgjojmë janë rastet e atyre që kanë përdorur drogë, kanë humbur ndjenjat dhe krijimtaria e tyre ka qenë më e vogël.

Studiuesit nga Universitetet e Essex-it dhe Universitetit Humboldt në Berlin shqyrtuan qindra studime për të arritur në përfundimin e tyre. Njerëzit që merrnin psilocybin, një substancë psikoaktive e prodhuar në mënyrë natyrale, kryesisht nga kërpudhat ndiheshin më kreativë ndërsa ishin nën ndikim, por në realitet performanca e tyre ishte më e ulët se ata që ishin esëll. Jennifer Haase, një nga autoret e studimit tha se:

Idetë e lindura nën ndikimin e substancave shpesh duken të shkëputura ose të papërshtatshme si zgjidhje më vonë. Duke pasur parasysh bollëkun e efekteve anësore që lidhen me përdorimin e drogës, është shkencërisht e pasigurt të rekomandohet përdorimi i tyre për rritje të kreativitetit.

Megjithatë, Heinel pranoi se në kushte të caktuara, ndoshta disa ilaçe rrisin kreativitetin. Ajo përmend rastin kur dikush përdor halucinogjenë, sheh një vizion dhe frymëzohet prej tij. Megjithatë, sipas Rona Cran, profesoreshë e asociuar e letërsisë në Universitetin e Birminghamit, kjo pikëpamje e romantizuar e krijuesve të varur buron nga kultura shoqërore konservatore e pasluftës dhe është gjithnjë e më shumë një gjë e së kaluarës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE