I dha fund marrëdhënies me Afronën? Flet babai i Bleros dhe zbulon çfarë ka ndodhur mes dyshes së njohur

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dha fund marrëdhënies me Afronën? Flet babai i Bleros dhe zbulon çfarë ka ndodhur mes dyshes së njohur

Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar për martesën e tyre e sidomos së fundmi.

Në profilet e tyre në Instagram, ata i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.

Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, ose të paktën jo me fjalë.

Më herët, Blero ka qenë pjesë e një eventi si i ftuar dhe është marrë në intervistë nga “Prive”, ku sigurisht është pyetur rreth Afronës. Ai është vënë dukshëm në siklet dhe nuk ka preferuar të flasë për këtë temë.

“Nuk po merrem me këtë punë sepse Instagramin nuk e menaxhoj unë, e menaxhon kompania. Afronës nuk besoj se ia menaxhon kompania. Për Afronën pyeteni vetë. Nuk kam koment”- u shpreh këngëtari.

Së fundmi, babai i Bleros, ka dhënë një intervistë ku ka treguar se mes Bleros dhe Afronës ka një krizë.

“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyet, më ka thënë babi e kemi një krizë”, theksoi babai i këngëtarit për ATV.

“E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë mos u merr me to, e kem pak një krizë”, vijoi ai më tej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE