Koreja e Veriut simulon sulme bërthamore ndaj Koresë së Jugut!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut simulon sulme bërthamore ndaj Koresë së Jugut!

Koreja e Veriut tha sot se ka simuluar sulme bërthamore ndaj Koresë së Jugut dhe se është duke e ushtruar pushtimin e territorit të fqinjit të vet rival, në rast të një konflikti në Gadishullin Korean. Peniani i ka testuar në të kaluarën raketat bërthamore dhe ka shpjeguar sesi do t’i përdorte ato në një luftë të mundshme me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas vëzhguesve:

Por, ajo e ritheksoi doktrinën e vet agresive bërthamore për t’i frikësuar kundërshtarët duke i zbuluar planet e hollësishme për luftë, duke e përshkallëzuar protestën kundër stërvitjeve të vazhdueshme mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat i vlerëson si kërcënim serioz ndaj sigurisë.

Ushtria e Koresë së Veriut tha se i lëshoi dy raketa taktike balistike nga kryeqyteti të mërkurën mbrëma, për t’i ushtruar “sulmet që e djegin tokën” më qendrat e mëdha të komandës dhe aeroportet operacionale të Koresë së Jugut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Koreja e Veriut tha se testimet e saj raketore ishin përgjigje ndaj bombarduesve amerikanë B-1B që fluturuan kalimthi gjatë një stërvitjeje të përbashkët ajrore me Korenë e Jugut të mërkurën në mëngjes.

Stërvitjet ajrore janë kërcënim serioz për Korenë e Veriut, pasi janë pjesë e skenarit për një sulm bërthamor ndaj Koresë së Veriut. KPA nuk do t’i injorojë asnjëherë veprimet e vrazhda të forcave amerikane dhe gangsterëve ushtarakë të Koresë së Jugut.

Sipas vlerësimeve të Koresë së Jugut dhe Japonisë:

Raketat me rreze të shkurtër veprime udhëtuan në një distancë prej 360-400 kilometra në lartësi maksimale mbidetare prej 50 kilometrave, para se të binin në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE