“Më ka ardhur në majë të hundës”, Balina rrëfen eksperiencën e saj si opinioniste e ‘BBV’

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Balina rrëfen eksperiencën e saj si opinioniste e ‘BBV’

Megjithëse u bënë disa muaj që nga mbyllja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, ende flitet për të dhe për të gjithë konkurrentët që u bënë pjesë e tij.

E ftuar në “Ditë e Re” nga RTV Ora, gazetarja Balina Bodinaku u shpreh se në një farë mënyre i ka ardhur në majë të hundës që çdo herë e pyesin për Big Brother.

Ajo tha se nuk pritej që produksioni të kishte aq shumë sukses duke u shprehur që gjithkush ka folur për këtë spektakël.

Shumë faleminderit se më ka ardhur në majë të hundës kudo ku shkoj, është normale që të merrej publiku se prandaj ishte ai format, dhe me vjen mirë, por më ka ardhur mua, se në çdo studio më pyesin për Big Brother. Normalisht u tejkaluan pritshmëritë e formatit dhe produksionit dhe njerëzve. Kam takuar njerëz që më kanë thënë se ishin të varur nga Big Brother.

Ka pasur shumë opinione dhe që kanë tërhequr edhe kritika. E prisja që të kishte kritika sepse je aty i ekspozuar. Ka pasur në momente të caktuara agresivitet dhe dhunë verbale të madhe. Unë kam qenë e përgatitur për këtë pjesë dhe e kam përballuar mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE