Videot e tyre virale kudo, ju njohim me 10 të famshmit e TikTok për vitin 2022!

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Videot e tyre virale kudo, ju njohim me 10 të famshmit e TikTok për vitin 2022!

Së fundmi, TikTok ka zbuluar 10 të famshmit dhe artistët me më shumë shikime për video në vitin 2022. Lista përmban shumë nga yjet tanë të preferuar. Lizzo është mbretëresha e këtij rrjeti social e cila u bë virale me këngën e saj “About Damn Time”, që u përdor në miliona përdorues në videot e tyre.

Pjesë e listës janë gjithashtu shumë artistë të tjerë si Billie Ellish, Doja Cat dhe Selena Gomez. Ndërkaq në top 10-tshe janë:

1.Lizzo

2.Bella Poarch

3.Bad Bunny

4.Charlie Puth

5.Doja Cat

6.Selena Gomez

7.Nessa Barrett

8.Young Gravy

9.Billie Eilish

10.Meghan Trainor

Rikujtojmë, se teksa kompanitë e platformave sociale, Meta dhe Twitter, po shkurtojnë gjithnjë e më shumë vendet e punës, TikTok nga ana tjetër po planifikon të shtojë stafin, me të paktën 4000 punonjës. Në zyrat në Mountain View, Kaliforni, pritet të punësohen të paktën 1000 inxhinierë. Ky objektiv lidhet me qëllimin e kompanisë për të siguruar që të dhënat e përdoruesve amerikanë, të mbikëqyren nga një ekip me bazë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të kompanisë mëmë, ByteDance, me Kinën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE