“Prej inatit ja jep gjithkujt…”, ne kengen e Mozzik ia hodhi disa thumba Loredanes!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Prej inatit ja jep gjithkujt…”, ne kengen e Mozzik ia hodhi disa thumba Loredanes!

Ditën e djeshme Mozzik ka publikuar projektin më të ri muzikor, “Bespreme”, dhe fansat janë të bindur se kënga i dedikohet ish-partneres, Loredanës.

Është e vërtetë që fansat e secilës palë i kanë shumë qejf dramat dhe si ti krijojnë ato, megjithatë sapo reperi bëri me dije se kënga e re do të kishte këtë titull, nisën aludimet se ishte vërtetë për nënën e vajzës së tij.
Ndoshta ka ndikuar edhe intervista e fundit e Loredanës ku nuk u shpreh edhe aq mirë për Mozzik.

Megjithatë njerëzit janë më të bindur tani se projekti është një dedikim, pasi kanë dëgjuar edhe tekstin e këngës.

“Ti ki qef me mpa tu vujt. E për inati tem shkon ja jep ti gjithkujt”, thotë Mozzik, ndërsa përmend edhe “pikën në buzë”.

Disa nga komentet e fansave në postimin e Instagram ku reperi promovon këngën janë: “Loredana left the chat”, “Loredana pikën në buzë” apo “Loredana bespreme” dhe për ta mesa duket kuptimi i këngës së re është shumë i qartë.

E ndërkohë që ndodh e gjitha kjo, Loredana po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Noizy-n, “Heart Attack”.

Pas bashkepunimit, Mozzik duket se ka fshirë të gjitha postimet e përbashkëta që ka pasur me Noizyn gjatë kohës kur publikuan “MADAM” pak muaj më parë, gjë që tregon se ai nuk ka qenë i lumtur për këngën e tyre dhe faktin që kanëbashkuar forcat bashkë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE