SHBA: Putin dhe Kim shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e Veriut!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA: Putin dhe Kim shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e Veriut!

Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë shkëmbyer letra përderisa Rusia dëshiron që të sigurojë municione nga Veriu për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, dha detaje për gjetjet e reja vetëm disa javë pasi Shtëpia e Bardhë tha se ka faktuar që ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë vizitës së realizuar së fundi në Phenjan, i ka bërë thirrje zyrtarëve verikoreanë që të rrisin shitjet e municioneve për Moskën, në mënyrë që Rusia t’i përdorë ato për luftën në Ukrainë.

Kirby tha se:

Rusia po synon që të sigurojë municione shtesë për artileri dhe materiale të tjera bazike për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes.

 

Ai shtoi se letrat e shkëmbyera “ishin më shumë në nivel sipërfaqësor”, por bisedimet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut për shitjen e armëve kanë avancuar. Liderët shkëmbyen letra pas vizitës së Shoigut, tha ai. Kirby, më tej, shtoi:

Pas vizitës së Shoigut, një grup tjetër i zyrtarëve rusë udhëtojë për në Phenjan për të vazhduar diskutimet për marrëveshjet e mundshme për blerjen e armëve mes dy shteteve.

Kirby refuzoi të japë detaje se si zyrtarët amerikanë kanë mbledhur këto informacione të inteligjencës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE