vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.

Krahas sukseseve në muzikën shqiptare si njëri nga reperët më të njohur, Capital T ka vendosur të provojë veten edhe si aktor dhe atë në një projekt shumë të madh filmik.

Reperi shqiptar është bërë pjesë e filmit të titulluar “Jericho Ridge” të regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta.

Ai është shprehur tepër i emocionuar që po shkon drejt një rrugëtimi të ri përkrah aktorëve të njohur si Nikki Amuka Bird, që po ashtu janë nominuar në çmimet Bafta.

Në fotografitë e para të publikuara nga xhirime e filmit, Trim Ademi duket si një yll filmi dhe ne mezi presim ta shohim në këtë fushë të re.

“@jerichoridgethemovie/ faleminderit që më keni, ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë. Ishte argëtuese’’, ka shkruar artisti shqiptar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE