Ky shtet merr vendimin ekstrem, izolon vetëm të pavaksinuarit

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky shtet merr vendimin ekstrem, izolon vetëm të pavaksinuarit

Qeveria austriake ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar për njerëzit që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, një masë që synon të ngadalësojë përhapjen e shpejtë të pandemisë në vend.

Vendimi, i cili hyn në fuqi në mesnatën e së dielës, ndalon individët e pavaksinuar më të mëdhenj se 12 vjeç që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç aktiviteteve bazë si puna, pazaret ushqimore, të shkojnë për një shëtitje.

Lajmin e bëri me dije kancelari austriak Alexander Schallenberg, i cili tha se të gjithë të pavaksinuarit mbi 12-vjeç do t’i nënshtrohen karantinës

Rreth 65% e popullsisë është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, një nga normat më të ulëta në Bashkimin Europian ku rastet e infektimeve po shohin rritje.

Kancelari tha se “Qëllimi është i qartë:

“Ne duam të dielën të japim dritën jeshile për një bllokim mbarëkombëtar për të pavaksinuarit,” tha Schallenberg në një konferencë shtypi në Innsbruck.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49053 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE