Çfarë ndodhi? Reperi i njohur hedh mikrofonin me forcë mbi publikun, plagoset një fanse (Video)

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi? Reperi i njohur hedh mikrofonin me forcë mbi publikun, plagoset një fanse (Video)

Pas Cardi B bëri xhiron e rrjetit duke goditur me mikrofon një fanse, një skenë e shëmtuar ka ndodhur në një koncert të 50 Cent.

Reperi u acarua në një moment gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai.

Tejet i revoltuar, ai hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur një vajzë.

Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra me forcë në ballë.

Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi, dhe as nga vajza e plagosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE