Arrestime në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier për disa vepra penale!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Arrestime në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier për disa vepra penale!

Tre persona janë arrestuar dhe një është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Shkodër. Në pranga ranë tre shtetas të moshave 23, 38, 62 e 64-vjeç, ky i fundit në kërkim nga blutë e Durrësit për “Ndërtim të paligjshëm”.  U arrestua në pikëkalimin kufitar të Muriqanit.

Një 64-vjeçar me inicialet Sh.Xh. është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim për nga Policia e Durrësit, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Nga ana tjetër, një 23-vjeçar me inicialet B.M., banues në fshatin Dobraç, ka rënë në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërkaq, në fshatin Lumzi të Pukës është arrestuar shtetasi E.S., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 62 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, në kuadër të operacionit të “Tempulli 2”, policia e Tiranës vuri një pranga një 27-vjeçar. Roland Hoxha dyshohet se siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive në Laprakë, zonë që frekuentohet nga nxënës shkolle.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

Po në Tiranë, gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë.

Personat e arrestuar janë konkretisht shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç. Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash. Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv ndaj punonjësve të policisë.

Një i ri u arrestua në Elbasan. K. K., 29 vjeç, banues në Prrenjas, gjatë ndalimit ka fyer dhe kanosur punonjësit e policisë.

Ndërkaq, në Librazhd policia arrestoi në flagrancë shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Librazhd. U referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit K. B., një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.B., 50 vjeç, banues në Librazhd. Të tre kanë vjedhur disa materiale të hekurudhës, në fshatin Dragostunjë. U sekuestruan materialet e vjedhura, ndërsa vijon puna për kapjen e 50-vjeçarit.

Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i arrestuari është një shtetas me inicialet M. S..

Ndërkaq, në Divjakë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. D., 57 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 37 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50150 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE