Do të bëjë bashkë të gjithë banorët e BBV, Visi zbulon surprizën e madhe

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të bëjë bashkë të gjithë banorët e BBV, Visi zbulon surprizën e madhe

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Elvis Pupa është bërë pjesë e intervistave për të folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme.

Ai ishte një prej banorëve i cili nuk arriti të përshtatej me ritmin dhe strategjitë brenda shtëpisë, por krijoi miqësi të mirë me pothuaj të gjithë banorët.

Së fundmi ai ka zbuluar për ndjekësit një projekt, përmes së cillit dëshiron të bashkojë me shumicën e banorëve të BBV.

“Kam qejf të bëj një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike. Po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthej filmin e fundit që kam rregjistruar në Amerikë në 2011, dua të bëj dyshin. Dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shumë veta nga shtëpia e BBV2 kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni…”, ka zbuluar Visi për “Top Channel”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE