E zë “mallkimi” i Pogba-së! Mbappe në një lidhje dashurie me modelen transgjinore! (Foto)

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E zë “mallkimi” i Pogba-së! Mbappe në një lidhje dashurie me modelen transgjinore! (Foto)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain (PSG) Kylian Mbappé është një nga lojtarët më të përfolur të futbollit, duke përfshirë edhe gjëra jashtë fushës, si për shembull lidhjet e dashurës.

Pasi u raportua se u nda nga aktorja Emma Smet, tani thuhet se është në një lidhje me modelen e famshme transgjinore Ines Rau.

Sipas medias italiane Corriere dello Sports, Mbappé dhe Ines Rau janë takuar me njëri-tjetrin për disa muaj dhe thuhet se janë parë bashkë gjatë Festivalit të Filmit në Kanë këtë vit. Më pas, çifti i përfolur u pa në një jaht.

Ndonëse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nëse Mbappé dhe Ines Rau janë çift, thashethemet kanë ngjallur një interes të jashtëzakonshëm mes tifozëve të PSG. Kush është Ines?

E lindur në vitin 1990 në Paris nga prindër algjerianë, Ines Rau njihet si modelja e parë transgjinore që u shfaq në kopertinën e revistës Playboy. Në moshën 16-vjeçare, ajo iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar seksin, por e mbajti të fshehtë deri në moshën 24-vjeçare përpara se të dilte në publik me historinë e saj.

Thuhet se Kylian Mbappé është në një lidhje me

Në vitin 2018, ajo publikoi librin autobiografik me titull “Woman” (Grua), ku përshkruan transformimin nga burrë në grua. “Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë, unë jam plotësisht një grua,” shkroi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51043 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE