Dua Lipa në një lidhje të re? Zbulohet e vërteta pas fotove që bënë xhiron e rrjetit

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa në një lidhje të re? Zbulohet e vërteta pas fotove që bënë xhiron e rrjetit

Këto ditët e fundit, Dua Lipa ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi përflitet se ka nisur një lidhje me komedianin Trevor Noah.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe prezantuesi i “The Daily Show” u panë duke u puthur dhe përqafuar pasi darkuan bashkë në një restorant në New York.

Fotot e publikuara nga Daily Mail bënë xhiron e botës duke u spekuluar për një romancë mes tyre, por si qëndron e vërteta.

Pavarësisht thashethemeve dhe fotografive virale, mediat e huaja raportojnë se ata nuk janë të lidhur. “Ata janë thjesht miq,” tha një burim për Us Weekly.

Kujtojmë që Dua ka pak kohë që i ka dhënë fund romancës me Anwar Hadid ndërsa Noah u nda me të dashurën e tij, aktoren Minka Kelly në maj të këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE