EMRI/ Plumb kokës, 35-vjeçarja shqiptare vritet në mes të rrugës në Itali, lë pas dy jetimë

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
EMRI/ Plumb kokës, 35-vjeçarja shqiptare vritet në mes të rrugës në Itali, lë pas dy jetimë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku ka mbetur e vdekur një 35-vjeçare shqiptare.

Mësohet se Klodiana Vefa u vra me armë zjarri në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes  rreth orës 20:00 në një rrugë periferike të Castelfiorentino-s në via Galvani.

Të shtënat e dëgjuara alarmuan banorët të cilët thirren autoritetet. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar një ambulancë por që nuk mundën të shpëtonin të renë e cila dha frymën e fundit në rrugë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa dyshohet se vrasësi po priste gruan në rrugë.

Nuk dihet nëse ka pasur një debat mes gruas dhe vrasësit të saj para ngjarjes por shënjestra e tij ka qenë e saktë duke e goditur për vdkeje me plumb në kokë.

Policia filloi të intervistonte disa persona, mes të cilëve edhe dy fëmijët e viktimës një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare.

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj i cili është i pagjurmueshëm dhe nuk jeton më me viktimën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50640 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE