Me fjalët e Trixa-s pasi mbaron aktivitetin fizik, besojmë biem dakord të gjithë!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me fjalët e Trixa-s pasi mbaron aktivitetin fizik, besojmë biem dakord të gjithë!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Aktiviteti dhe postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin vëmendje të madhe, pasi bukuroshja nuk i kursen ‘thumbat’ herë pas here. Megjithatë, disa nga Instastory-t më të fundit nuk ka të bëjë me një të tillë. Këngëtarja ka postuar një ‘video’ me flokë të lagur ku teksa kërcen, na tregon dhe se çfarë ka bërë menjëherë pas aktivitetit fizik, e besojmë të gjithë biem dakord me fjalët e saj.

Asgjë nuk e mposht dushin pas një aktiviteti të mirë fizik 

Së fundmi Beatrix ka postuar një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Për pak ditë këngëtarja u shkëput nga rrjetet sociale, duke mos qenë më aktive me postime dhe para pak ditësh bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku ka treguar se kjo shkëputje e vogël e ka bërë të ndjehet më mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE