Çfarë ndodhi gjatë natës? I del krah Luizit, Ermiona shpërthen ndaj Kiarës dhe Oltës: “Skam parë kshu llumrash…”

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi gjatë natës? I del krah Luizit, Ermiona shpërthen ndaj Kiarës dhe Oltës: “Skam parë kshu llumrash…”

“Big Brother VIP Albania” u kthye mbrëmjen e djeshme në një puntatë gjyqi pas situatës së Luizit me Kiarën dy ditë më parë.

Nga Arbana, opinionistët e deri te pjesa më e madhe e banorëve e konsideruan veprimin e Luizit si një dhunë fizike ndaj Kiarës. E vetmja që i doli krah këngëtarit ishte Ermiona.

Madje gjatë natës, teksa kishte afër shtratit të saj Kiarën, Oltën dhe Maestron, të cilët po diskutonin sërish për gjyqin ndaj Luizit, Lekbello iu është kthyer me tone të ashpra tre banorëve, duke iu kërkuar ti lënë këto muhabete.

Ajo iu drejtua Kiarës se si mund të diskutojë me Oltën kur kanë patur kaq shumë përplasje. Ermiona shtoi se Olta nuk ia do aspak të mirën dhe se shef vetëm interesin e vet.

“Ju shaheshit dhe tani uleni e bëni muhabet. Ça muhabeti do bëni ju për shembull. Ti ajo tjetra Dea, Olta, nuk e di sa herë para syve të mi ka dashur të të hedhë poshtë. Mendoni se Olta të do të mirën ty, ajo interesin e vet do. Nuk e shikon si i sulmon gratë, hipokrite, hipokrite janë”- tha Ermiona.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/03/Snaptik.app_7205397407348165893-1.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE