Graniti rrëfen takimin me Fifin pas daljes nga shtëpia “U takuam por nuk shkoi mirë”

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Graniti rrëfen takimin me Fifin pas daljes nga shtëpia “U takuam por nuk shkoi mirë”

Granit Cana ishte nga banorët më të komentuar në Big Brother Vip sidomos përshkak raportit me Fifin. I ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ish-futbollisti ka folur për raportin me Fifin, e cila tani po ashtu është jashtë shtëpisë.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë”, është shprehur ai.

Tutje Cana ka zbuluar se është takuar me Fifin pas daljes nga shtëpia por takimi nuk ka shkuar mirë.

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”.

Nga ana tjetër Genta Cana, motra e Granitit thotë se hyrja e Granitit në shtëpi kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë e familjes.

“Graniti nuk ka qenë i përgatitur, pasi nuk ka parë edicionet paraprake të Big Brother”, deklaroi Genta Cana.

Ajo thotë se është vërshuar nga shumë komente negative për deklaratën e saj në lidhje me Granitin.

“Jam munduar të sqarohem qoftë me familjarët e Fifit apo publikun por nuk pata shumë hapësirë që këtë gjë ta bëjë gjatë transmetimit të Big Brother”, deklaroi tutje Genta Cana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE