“Nëse do isha jashtë nuk do lidhesha kurrë me Donaldin”, Beatrix i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën e saj

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nëse do isha jashtë nuk do lidhesha kurrë me Donaldin”, Beatrix i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën e saj

Mbrëmjen e djeshme Big Mama i ka rrëfyer Beatrixit qëndrimin që ajo ka për lidhjen e saj me Donaldin, ku iu shpreh se nëse do të ishte bër më parë pjesë e shtëpisë, do t’u fliste e nuk do i lejonte të krijonin diçka.

Ndërsa Beatrix replikoi duke thënë se nëse kjo marrëdhënie do të ishte krijuar jashtë, do të ishe më shumë e rezervuar dhe mbase nuk do të kishte lejuar kurrë të ndodhte.

“Këtu është një realitet tjetër, jashtë ti ke mundësinë ta mendosh veprimin tënd ndërsa këtu ngjarjet ndodhin kaq shpejt sa ti nuk e mendon dot aq gjatë”, tha ajo.

Big Mama e këshilloi këngëtaren që të ndiqte zemrën dhe se në një shoqëri si e jona ‘çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë’.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE