I tha të bënte dush, e reja nga Luiziana godet me thikë gjyshin e saj!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I tha të bënte dush, e reja nga Luiziana godet me thikë gjyshin e saj!

Një e re nga Luiziana ka goditur me thikë gjyshin e saj sepse ai i ka thënë të lahej. Sipas Law and Crime, 22-vjeçarja Carrington Elise Harris u arrestua dhe u akuzua për dhunë në familje dhe sulm me një armë të rrezikshme. Siç raporton Zyra lokale e Sherifit në Canto County, gjithçka filloi me një debat të ashpër që e reja pati me gjyshërit e saj në shtëpinë e tyre në Keithville.

Sipas asaj që dëshmoi çifti i moshuar, mbesa e tyre u tërbua kur i kërkuan të bënte dush dhe filloi të shkatërronte gjërat në shtëpi. Pak më vonë, 22-vjeçarja ka dalë nga shtëpia dhe ka ndërprerë energjinë elektrike. Gjyshërit e të resë kanë tentuar ta ndalojnë dhe ajo ka shkuar në kuzhinë, ka marrë një thikë dhe ka goditur në fytyrë gjyshin e saj.

Burri u dërgua në një spital lokal dhe nuk ka detaje të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore. Pas sulmit ndaj gjyshit të saj, Harris doli me vrap nga shtëpia dhe u fsheh në pyllin pranë shtëpisë, ku u gjet nga policia disa orë më vonë. E reja, e cila ishte arrestuar më parë për dhunë në familje, ndodhet në paraburgim në burgun e qarkut Canto.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE