Ju njohim me Shashaeile, influencerja që tallet më së shumti në rrjetet sociale nga ndjekësit e saj!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me Shashaeile, influencerja që tallet më së shumti në rrjetet sociale nga ndjekësit e saj!

Një influencere koreano-jugore është vënë në lojë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale për shkak të fotove shumë të përpunuara që poston. Influencerja Shashaeile është bërë e famshme për “selfie”-t e saj me Photoshop, gjë që ka bërë 800.000 ndjekësit e saj të Instagramit që të tallen me postimet e saj.

“Gota e verës duket shumë e madhe dhe e rëndë për të. Kujdes se mos biesh brenda”,-lexohet në një koment. Një koment tjetër ironizon: “Sa natyrale dhe e vërtetë që është. E dua shumë këtë vajzë”. “Dua me të vërtetë ta shikoj se si do të duket pa filtra dhe pa përpunim”, komenton një tjetër. Ka edhe nga ata ndjekës që dyshojnë se kjo vajzë është e vërtetë, duke thënë që është thjesht krijim i inteligjencës artificiale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE