Mozzik reagon pas aludimeve se i dedikoi këngë Loredanës dhe sqaron raportin me të

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mozzik reagon pas aludimeve se i dedikoi këngë Loredanës dhe sqaron raportin me të

Mozzik dhe Loredana janë ndarë tashmë prej vitesh, ama fansat e tyre mendojnë se në tekstet e këngëve të tyre ka pjesë që duken si dedikime ndaj njëri tjetrit.

E kështu ka ndodhur edhe sot!

Mozzik publikoi ditën e sotme këngën e fansat filluan të komentonin se i dedikohet Loredanës.

Sakaq, reperi ka vendosur të vijë me një reagim në rrjetet sociale ku ka sqaruar se me Loredanën i ka ndarë rrugët kohë më parë dhe se këngët nuk i dedikohen asaj.

Përmes një statusi në Instagram ai shkruan se është artist dhe shkruan e do shkruajë çdo herë për dashurinë.

Më tej, ai sqaron edhe raportin me ish partneren duke thënë se kanë marrëdhënie të mirë dhe secili është i lumtur me jetën që ka.

“Jo çdo këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparshme. Nëna e vajzës sime është prej kohësh e lirë, dhe unë po ashtu. Të dy jemi mirë me njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur me jetën që kemi.”-shkruan Mozzik mes të tjerash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50012 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE