Masa të reja anti-COVID? Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve tregon se çfarë do të ndodhë

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Masa të reja anti-COVID? Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve tregon se çfarë do të ndodhë

Situata nga pandemia në vendin tonë ditët e fundit është rënduar goxha. Sot 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19 në teksa nga 2,209 testime kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Sipas ekspertëve, kjo rritje vjen për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

“Më vjen keq që shpeshherë hyjmë në supermarket dhe shumica janë pa maskë. Ose grumbullimi në transportin publik apo në ambiente të mbyllura nuk zbatojnë as maskën as distancimin”, u shpreh për Tv Klan Xhorxhina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

E pyetur nëse do të ketë ashpërsim të masave në rast se shifrat vijojnë të rriten, ajo tha se qytetarët duhet të zbatojnë me rigorozitet masat e e vendosura nga Komiteti i Ekpspertëve, në mënyrë q ëtë mos kemi kufizim të mëtejshëm të lëvizjes.

“Para se të kalojmë në masa të reja i bëj thirrje të gjithëve: të mundohemi me rigorizitet të zbatojmë ato masa aktuale që janë. Nuk uroj kurrë që të marrim masa të reja dhe shkojmë në kufizimin e lëvizjes dhe s’do thoja kurrë lockdoën. Kjo është e dëmshme për të gjithë. Por ama që të duam të ndihmojmë mjekësinë dhe epidemiologjinë në këtë aspekt duhet të gjithë të kontribuojmë me zbatimin me rigorozitet të masave”, tha ajo

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE