Ministrja e Jashtme kanadeze në Tiranë: “E ardhmja e Shqipërisë është në BE!”

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministrja e Jashtme kanadeze në Tiranë: “E ardhmja e Shqipërisë është në BE!”

E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, u shpreh ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, gjatë vizitës së saj në vendin tonë.

“Do të doja të shfrytëzoja rastin për të folur për aderimin në BE. Kanadaja nuk është anëtare në Bashkimin Europian, por jemi miq si me Shqipërinë, si me Bashkimin Europian. Besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në BE”, tha Joly, në konferencën e përbashkët me homologen Olta Xhaçka.

Gjatë 35 viteve marrëdhënie diplomatike, relatat Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme, tha Xhaçka, që tregoi se me Jolyn diskutoi për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët.

Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët, mundësitë për të rritur praninë kanadeze dhe investimet kanadeze në Shqipëri; në fusha bashkëpunimi si: energjia, siguria e energjisë, minierat, menaxhimi i burimeve ujore, turizmi, bujqësia, infrastruktura, inovacioni, të drejtat e njeriut, shkenca, arsimi, etj. Në veçanti vlerësova rëndësinë e riaktivizimit të Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale për të mbështetur programe të ndryshme, duke përfshirë ato për të drejtat dhe fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, një çështje që si unë po ashtu edhe mikesha ime Melanie e ka shumë për zemër, por edhe në fusha si bujqësia dhe arsimi.

I shpreha koleges mirënjohjen tonë për miratimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë çka është një zhvillim vërtet i rëndësishëm për qytetarët e dy vendeve, dhe një kërkesë e vazhdueshme e bashkëkombësve tanë që formojnë sot një komunitet të qenësishëm në Kanada dhe një urë miqësie mes vendeve tona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50201 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE