Një puthje aksidentale me Olta Gixharin?! Eni Shehu tregon gjithcka rreth rolit të tij në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një puthje aksidentale me Olta Gixharin?! Eni Shehu tregon gjithcka rreth rolit të tij në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në një intervistë ekskluzive ishte edhe moderatori i njohur Eni Shehu i cili kishte rolin e tij në këtë film. Eni na tregon më shumë rreth personazhit të tij dhe jo vetëm:

Personazhi im nuk ka shumë të përbashkëta me mua megjithatë e futa në lëkurën time duke shpresuar që në vazhdimësi do të ketë më shumë pjesëmarrje si personazh. Është shumë emocionuese e gjitha çfarë po ndodh sot, mendoja se nuk kisha shumë herë të para në jetë të provoja por mesa duket kjo është një eksperiencë e parë. Jam shumë i lumtur që jam në një prodhim të parë të Top Channel Films dhe kjo do të ngelet një kujtim i bukur.

Eni komentin edhe personazhin e Luiz Ejllit në film:

Luizi e kishte të lehtë të bënte rolin që ka, ia ka arritur qëllimit pa shumë dubla. Shijojeni filmin, është momenti të shijojmë këtë prodhim të Top Channel. 

Ndërkaq, në film ka një skenë ku Eni puthet me Olta Gixharin. Moderatori tregon:

Është një puthje aksidentale që nuk e di se si ndodhi, nuk është se bëm ndonjë provë. Duheshin dubla për ta bërë të dukej si aksidentale. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE