Në ditëlindjen e parë të Zoit, Arbana ndan fotot e adhurueshme me vogëlushen

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në ditëlindjen e parë të Zoit, Arbana ndan fotot e adhurueshme me vogëlushen

Një vit më parë Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë, teksa erdhi në jetë vajza e saj me regjizorin Eduart Grishaj, për të cilën cifti zgjodhi emrin Zoi.

Që nga ai moment, moderatorja ka ndarë shpesh momente që kalon bashkë me të bijën dhe sigurisht “cunat e saj” në rrjetet sociale, megjithatë është treguar e kujdesshme dhe e rezervuar, duke e mbajtur portretin e Zoit sa më privat, njësoj sic ka bërë edhe me djalin e dytë, Diellin, të paktën deri më tani.

Arbana ka zgjedhur ditëlindjen e parë të vajzës që të na e prezantojë atë të gjithëve, ndërsa nëpërmjet një postimi në Instagram të ditës së sotme, ajo ka bërë edhe një urim mjaft të ëmbël për Zoin.

Kështu, bashkangjitur fotove ku duket vetë moderatorja, djali i saj Joni, Dielli dhe Zoi,patjetër me Eduartin pranë tyre, Arbana shkruan:

“Duke festuar ëngjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe ndonjëherë. Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të gëzoj gjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”

Kjo po ashtu është një nga herët e rralla që të tre fëmijët e Arbanës pozojnë bashkë, të paktën në Instagram, duke qenë se vajza dhe Dielli janë ende shumë të vegjël dhe duhet të jetë pak e vështirë që të dalin në foto sic duhet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51701 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE