Momenti erdhi! Konkurentët e “Love Island” nisen drejt këtij vendi të Shqipërisë

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Momenti erdhi! Konkurentët e “Love Island” nisen drejt këtij vendi të Shqipërisë

Vila më e madhe e dashurisë është gati për të mirëpritur 10 konkurentë. “Love Island” do të nisë rrugëtimin e tij më 3 shtator nën moderimin e Luana Vjollcës.

Ditën e djeshme u zbulua njëra nga “Islanders”. Ilda Mema, influencer e njohur është zyrtarisht konkurrentja e parë e “Love Island Albania”. Ndërsa sot u zbulua edhe konkurrenti i dytë, Aleksandros, i cili vjen nga Greqia.

Por, surprizat nuk kanë mbaruar ende!

Mësohet se konkurentët janë nisur për t’u akomoduar afër vilës që ndodhet në jug të Shqipërisë. Bëhet me dije se banorët do të qëndrojnë në hotelet afër vilës. Gjithashtu ata nuk do të takohen, nuk e kanë parë dhe nuk e njohin njëri- tjetrin.

Si është treguar edhe më parë, në shtëpi do të futen 10 konkurrent të cilët do të gjejnë dashurinë e jetës, por jo vetëm. Fituesit do të marrin edhe një çmim, i cili tashmë është bërë publik në promon zyrtare dhe do të jetë 50.000 Euro.

 

Paraditen e sotme u zbuluan edhe disa ambiente fantastike të vilës luksoze, të cilat do të kenë një rol kyç në shtëpi, pasi aty do të zhvillohen debatet e zjarrta dhe ndodhi të tjera interesante.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE