Nga Kylie tek Justin: Sa të pasjellshëm janë të famshmit, thënë nga vetë njerëzit!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nga Kylie tek Justin: Sa të pasjellshëm janë të famshmit, thënë nga vetë njerëzit!

Shpesh i idealizojmë të famshmit në mendjen tonë nisur nga çfarë shohim apo marrim nga arti i tyre. Ndodh që brenda pak sekondash të zhgënjehesh nga po e njëjta figurë që adhuroje dhe kupton që gjërat (njerëzit) s’janë gjithmonë si duken.

Steve Jobs:

“E takova Steve Jobs në MacWorld në 2003-in. Ishte kaq i pasjellshëm sa nuk e kam harruar as sot e kësaj dite. Pas tij takova Robin Williams dhe ishte kaq i mirë, madje pozoi edhe bashkë me mua për foto.”

Kylie Jenner

“Isha në një kafe në LA dhe Kylie erdhi aty. Asokohe isha fans i madh i saj dhe meqë s’kishte shumë njerëz në kafe i shkova në tavolinë, iu prezantova dhe i kërkova të bënim një foto. Ajo mi nguli sytë ndërkohë që Jordyn dhe asistentja e saj ulën kokat duke u përpjekur të mos qeshnin me mua. Pastaj, Kylie m’u përgjigj: “S’bëj foto ndërkohë që ha.” Nuk kishte asnjë lloj ushqimi mbi tryezë.”

Winona Ryder and David Pyrne:

“E kam takuar Winona Ryder dhe David Pyrne (Soul Asylum) gjatë viteve ’90-të në një kafe në Minneapolis. Shoku im po komentonte albumin e fundit të Soul Asylum dhe i tha që i kishte pëlqyer shumë i gjithi përveç një kënge. Doli që atë këngë ai e kishte shkruar vetë dhe iu përgjigj: “E shkrova vetë, çfarë ka që s’shkon me këngën?” Shoku im i tha që thjesht nuk ngjit me pjesën tjetër të albumit. Winona na pa dhe gjithë inat na tha se ishim të pasjellshëm dhe duhet të zhdukeshim që aty. Pastaj, ishin ata që dolën.”

Jamie Foxx:

“Ai pati guximin e tepruar për t’i dalë para motrës sime që po priste në radhë në Disney Land dhe vazhdoi gjithë arrogancë para. Një prej pjesëtarëve të stafit që pa skenën, kërkoi ndjesë me gjysmë zëri, duke më lënë të kuptonte që ti mund të presësh kurse ai është VIP.”

Justin Timberlake:

“I kërkova Justin-it një autograf kur rastisëm në ashensor bashkë. As nuk mu përgjigj fare. Truproja e tij u kthye më tha jo dhe dolën nga ashensori.”

Gwen Stefani:

“Kam patur një eksperiencë të pakëndshme me Gwen Stefani në 2000-in, gjatë një takimi të saj me fansat. Dukej qartë nga fytyra që s’donte të takonte askënd dhe ishte kaq e inatosur. I kërkova vetëm të firmoste një foto timen, as nuk i fola apo t’i kërkoja një fotografi me të. Nuk pranoi.”

/buzzfeed, anabel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE