“Nuk jam Zhaku…”- Balina flet për Luizin: “Gjuhë e pa tolerueshme”

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk jam Zhaku…”-  Balina flet për Luizin: “Gjuhë e pa tolerueshme”

Balina Bodinaku ishte me Ermal Peçin këtë të diel në programin “Më prit në fundjavë”.

Edhe pse ajo nuk ishte këtë vit opinioniste në Big Brother Vip, nuk i ka shpëtuar dot jehonës së reality show.

Gazetarja i tregoi Ermalit se presionin që po ndjejnë dy opinionistët aktual e ka ende të freskët nga eksperienca e saj e vjetshme, duke nënvizuar aspak normale gjuhën që përdoret kundër tyre.

“Opinionet mbeten opinione. Ti duhet ta respektosh, ta dëgjosh. Mund të mos pëlqejë, por duhet ta respektosh opinionin e dikujt në lidhje me një temë të caktuar”, tha Bodinaku duke shtuar se edhe rastet e dhunës janë të pa tolerueshme.

A ka pasur momente që nga kolltuku e divani i shtëpisë së saj ajo është revoltuar me ngjarje të programit?

“Gjuha e Luiz Ejllit herët e fundit ka qenë e papranueshme. Po të isha opinioniste aty do ta thosha patjetër”, shtoi Balina.

Edhe pse nuk është në karrigen e programit ajo bën shpesh LIVE në Instagram për ecurinë e BBVip. Nuk ndahet dot nga jehona e programit?

“Të gjithë flasin për ta, për ngjarjet aty. Edhe nëse e bëj për audiencë, për ndjekës nuk shoh asgjë të keqe. Nëse më rriten ndjekësit nga këto LIVE, le të rriten s’ka asgjë të keqe”, përfundoi Bodinaku.

A do të rikthehet edicionin tjetër? Balina duket se nuk mbyll dyer në projektet e saj dhe la të hapur mundësinë e rikthimit në spektakël.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE