‘Amaneti’ – Kjo është kënga e re e Luiz Ejllit që do të publikohet shumë shpejt

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Amaneti’ – Kjo është kënga e re e Luiz Ejllit që do të publikohet shumë shpejt

Ditën e djeshme, Luiz Ejlli ngriti dyshimet se një këngë e re po vjen nga ai në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon.

Ai postoi një foto në Instagram ku shihej pikërisht krah dy këngëtarëve.

Mirëpo teksa përflitet për një bashkëpunim me Klajdin dhe Brunon, apo Getoarin si dhe me Vis Pupën, është zbuluar se kjo këngë e fundit e Luizit do të jetë në fakt solo.

Kënga do të quhet “Amaneti” dhe thuhet se është një dedikim për nënën e tij. Kënga pritet të jetë ritmike.

Ndërsa titulli i referohet “amanetit” që nëna i lë djalit për t’u kujdesur e për ta dashur sa më shumë partneren e tij në jetë.

Ndërkohë që nuk ka ende ditë zyrtare publikimi, na mbetet të presim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50517 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE