Lufta në Ukrainë, në stilin propagandues, arrin në kinematë ruse!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, në stilin propagandues, arrin në kinematë ruse!

Filmi shtjellohet rreth një violinisti të njohur belg, i cili mbërrin në Kiev për të performuar. Data është shkurt 2022, dhe udhëtimi i tij ndryshon kur Rusia fillon ta bombardojë Ukrainën. Muzikanti i mbijeton një vargu “krimesh çnjerëzore dhe provokimesh të përgjakshme nga nacionalistët ukrainas”, pasi ai dëshiron t’i tregojë botës “se si ishte lufta në të vërtetë”.

“Dëshmitari”, një dramë e sponsorizuar nga shteti që ishte premierë në Rusi më 17 gusht – është filmi i parë artistik për pushtimin 18-mujor. Ky film i përshkruan trupat ukrainase si neo-nazistë të dhunshëm, të cilët e torturojnë dhe vrasin popullin e vet. Njëri nga ta madje e vesh edhe një fanellë me Hitlerin në të; një tjetër shfaqet duke marrë drogë. Filmi madje e shfaq djalin e karakterit kryesor duke pyetur veten:

A nuk është Ukraina Rusi?

Kjo është një narrativë që Kremlini është duke e promovuar që nga dita e parë e luftës – e gjitha e përmbledhur në një film. Publikimi i “Dëshmitarit” u bë pasi autoritetet ruse njoftuan rreth një plani për ta rritur prodhimin e filmave që i lartësojnë veprimet e Moskës në Ukrainë dhe është pjesë e propagandës në rritje. Por, në një epokë të informacioneve të menjëhershme dhe dezinformimit në kohë lufte dhe në kohë të tjera, lindin dy pyetje: A janë filmat propagandues vërtet efektiv? Dhe a janë hiç të mirë?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49517 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE