Kokaina me ‘tre yje’ në Tiranë, gjykata jep vendimin për të rinjtë!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kokaina me ‘tre yje’ në Tiranë, gjykata jep vendimin për të rinjtë!

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 45 ditë për Genis Mustafën dhe nga 30 ditë burg për Robert Domin dhe Andrea Demën.

Tre të rinjtë u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë pasi u kapën me mbi një kilogram lëndë narkotike kokainë, ku sipër ishin vizatuar tre yje.

Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shisnin drogë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas informacioneve, droga sigurohej në Shijak nga Andrea Dema dhe Robert Domi, të cilët më pas e sillnin në Tiranë dhe ia jepnin për shpërndarje Genis Mustafës.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49437 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE