Mësoni se çfarë i ndodh trupit nëse merrni grupin e gabuar të gjakut!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mësoni se çfarë i ndodh trupit nëse merrni grupin e gabuar të gjakut!

Kur merrni grupin e gabuar të gjakut në trup nisin një seri reagimesh, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën e njeriut. Simptomat si temperaturë, probleme me frymëmarrjen, ethe, presion i ulët i gjakut dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit janë disa nga pasojat kryesore të marrjes së një grupi të gabuar të gjakut. Kjo ngatërresë është tepër e rrallë dhe ndodh vetëm një herë në 14 mijë raste të transfuzionit të gjakut.

Gjaku që do të përdoret për transfuzion si dhe gjaku i personit që do të marrë gjakun duhet të jenë i të njëjtit lloji dhe u nënshtrohen analizave të përshtatshmërisë, përpara se të kryhet transfuzioni. Ky proces minimizon refuzimin e transfuzionit, por edhe eliminon mundësinë që dhuruesi i gjakut mund të përmbajë antigjene që nuk përputhen me marrësin.

Grupi i gjakut është i përcaktuar në gjenet tona. Ai trashëgohet nga prindërit me ndikim të barabartë të nënës dhe babait. Rruazat e kuqe të gjakut, eritrocitet nga jashtë janë të mbështjella me krijesa të ndryshme të cilat quhen antigjene. Ekzistojnë tri antigjene kryesore, A, B dhe O, mirëpo është i mundshëm edhe kombinimi i grupeve të gjakut varësisht nga ajo janë A, B, AB dhe O.

Personat të cilët kanë grupin e gjakut “zero” janë “dhurues universalë”, sepse këtë grup të gjakut mund ta marrin të gjithë. Grupin A të gjakut mund ta marrin personat të cilët kanë grupin A dhe AB, grupin B personat të cilët kanë grupin B dhe AB të gjakut. Mirëpo, grupin AB të gjakut mund ta marrin vetëm personat të cilët e kanë këtë grup gjaku, kështu që grupi AB është “marrës universal.”

Rikujtojmë, se hulumtimet kanë treguar që gratë që kanë grupin e gjakut 0 kanë më pak rezerva të vezëve sesa gratë me grup tjetër të gjakut. Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se te gratë të cilat kanë grupin e gjakut O, rreziku nga vështirësia e mbetjes shtatzënë është i dyfishtë në raport me gratë me grup tjetër të gjakut. Në bazë të kësaj, këshillojnë ekspertët, gratë do të mund të marrin vendimin se a duhet t’i kushtohen karrierës apo formimit të familjes.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE