Vjosa Osmani vizitë dy ditore në Tiranë, presidenca zbardh axhendën!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjosa Osmani vizitë dy ditore në Tiranë, presidenca zbardh axhendën!

Presidenca ka zbardhur axhendën e vizitës dy ditore të Vjosa Osmanit në Tiranë. Presidentja e Kosovës pritet të vizitojë kryeqytetin në datat 4-5 Shtator me ftesë të homologut Bajram Begaj.

Në orën 10:00, Begaj do të presë Osmanin në presidencë me një ceremoni zyrtare. Më pas do të vijohet edhe me takimet mes dy krerëve të shteteve dhe takimin e zgjeruar me delegacionet.

Në orën 11:40 – 12:05 është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Osmani pritet të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE