Çfarë duhet të dini për ‘mewing’, trendi i ri që po bën namin në TikTok!

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë duhet të dini për ‘mewing’, trendi i ri që po bën namin në TikTok!

Përdoruesit e TikTok janë fiksuar pas trendit të ri, të bindur se ai mund ta bëjë zonën e nofullës të duket e definuar. Për këtë, kanë folur dy eksperte; Victoria Veytsman, e cila qëndron në krye të “Cosmetic Dental Studios” dhe Lauren Becker, themeluese e “Lauren Becker General and Cosmetic Dentistry”. ‘Mewing’ njihet ndryshe si praktika e vendosjes së gjuhës në qiellzën e gojës, me qëllim për të ndryshuar sadopak tiparet e fytyrës.

Përdoruesit e TikTok dhe YouTube kanë pohuar se teknika i bën t’u duken nofullat më të ngushta dhe të definuara, por shkon edhe përtej estetikës, duke zgjidhur çështje si apnea e gjumit, frymëmarrja me gojë dhe madje, i ka ndihmuar edhe për të rregulluar disi shtrembërimin e dhëmbëve.

Një prej arsyeve pse ‘mewing’ është kaq popullor në TikTok, është sepse praktika është shumë e thjeshtë dhe premton rezultate të shpejta. Relakso gojën, në mënyrën që dhëmbët dhe buzët të preken, mbyll buzët dhe bashko dhëmbët, njëkohësisht, ngri gjuhën dhe vendose në pjesën e qiellzës, mbaje gjuhën në këtë pozicion sa më gjatë, nëse është e mundur gjatë gjithë ditës, madje edhe në gjumë.

Dr.Becker thotë se nuk ka prova që kjo teknikë funksionon. Për këtë, edhe Dr.Veytsman bie dakord, duke shtuar:

Aktualisht, nuk ka asnjë rezultat që ka provuar se ‘mewing’ mund të ridefinojë fytyrën ose të drejtojtë dhëmbët. Plus, personat që pretendojnë se kanë pasur rezultate të shpejta nga mewing, në fakt e kanë provuar prej vitesh, kështu që, nuk është aspak një zgjidhje e shpejtë.

Dr.Becker sugjeron se nëse ke një problem me dhëmbët, apo do të ndryshosh diçka në lidhje me strukturën e nofullës, kontakto me dentistin. Rreziku më i madh që lidhet me këtë teknikë është se pacientët nuk marrin kujdesin e duhur dhe të nevojshëm nga dentisti i tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE