Ekspertët: Do të shtrenjtohet me 20% pagesa nëse rikthehet TVSH-ja në arsimin privat!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekspertët: Do të shtrenjtohet me 20% pagesa nëse rikthehet TVSH-ja në arsimin privat!

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministria e Financave po kërkon që të rikthejë TVSH-në në arsimin jopublik, pra privat.

Sipas ekspertëve, një hap i tillë pritet që të rrisë  me 20% pagesat për të gjithë prindërit që kanë zgjedhur të arsimojnë fëmijët e tyre në shkollat jopublike, por që do të kishte pasoja për  cilësinë e arsimit në tërësi në Shqipëri, pasi një pjesë e mirë do të vendosin t’i heqin nga arsimi jo publik.

Ermal Hasimja, kreu i shoqatës së shkollave jo publike:

Eshtë një goditje e madhe që i jepet, pasi të paktën në këtë shkollë ku jemi, dy në tre fëmijë e kanë prindin mjek që është me një valixhe në dorë e me sytë nga dera. Nëse u rrit faturën, po u thua ikni! TVSH-ja është taksë për konsumatorin kështu që prindërit do ta paguajnë.

Numërohen mbi 82 mijë nxënës që frekuentojnë  shkollat jo publike, por nëse një pjesë e mirë do të  heqin dorë nga shkollat jo publike për shkak të pamundësisë  për të paguar, a mund ta përballojnë shkollat publike një fluks nxënësish si me infrastrukturë ashtu edhe me mësues?

Hasimja shprehet:

Do të duhet të paktën të ndërtohen gjashtë shkolla të reja për të pritur ata nxënës që do të largohen.

Ministria e Financave justifikohet me pjesën se rikthimi i TVSH-së është një kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN,  pasi i konsideron të pasur ata që shkollojnë fëmijët në shkolla private. Kjo nëse mund të quhet i tillë një mjek, një mësues apo një inxhinier, i cili zgjedh cilësinë dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të fëmijës në shkollë, por nga ana tjetër, Financat harrojnë se bien ndesh me direktivat e Bashkimit Europian./Top Channel 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE