Vjosa Osmani në Tiranë: Të mos lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiç!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjosa Osmani në Tiranë: Të mos lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiç!

Nga Tirana ku ndodhet për vizitë me ftesë të homologut Bajram Begaj, presidentja e Kosovës akuzoi Serbinë se po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Vjosa Osmani foli për një plan të ngjashëm me atë që realizoi Rusia në Ukrainë në vitin 2014.

Referuar nisjes së konfliktit mes separatistëve të mbështetur nga Rusia me forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit, si dhe aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Moska, Osmani theksoi se shtetet demokratike në rajon nuk duhet të lejojnë zbatimin e këtij plani.

Nuk është situata në veri që ka acaruar dialogun Kosovë-Serbi. Eshtë Serbia ajo që gjithnjë acaron situatën në rajonin tonë nëpërmjet sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Kosovës. Nuk ka javë që kalon, që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Kosovës. Duke zbatuar në përpikmëri planin që Putin kishte zbatuar në vitin 2014 kundër Ukrainës, Vuçiçi dhe Serbia po synojnë ta destabilizojnë të gjithë Ballkanin Perëndimor e nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, të atakojnë vlerat dhe sistemin e vlerave mbi të cilat qëndrojnë BE-ja dhe NATO.

Në veriun e Kosovës me shumicë serbe, tensionet u rritën në fund të majit, pasi banorët kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë që u zgjodhën në prill. Votimet u bojkotuan nga popullata dhe partitë serbe në Kosovë.

Prandaj, sa i përket asaj që ngjan në veri, ta keni parasysh që Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë ilegalisht. Serbia vazhdimisht trajnon pjesë të strukturave ilegale kriminale në ushtrinë serbe, në mënyrë që ata pastaj të shkaktojnë probleme nëpërmjet armëve që i sjellin ilegalisht në veri të Kosovës. Serbia vazhdimisht i terrorizon, frikëson e sulmon qytetarët serbë që jetojnë në veri. Vazhdimisht fut grupe transnacionale të krimit të organizuar në veri. Kjo është një sfidë për të gjithë rajonin tonë, që të gjitha shtetet demokratike duhet ta trajtojmë së bashku. Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiçi në Ballkanin Perëndimor.

Në korrik, Kosova dhe Bashkimi Europian ranë dakord lidhur me hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e situatës, përfshirë reduktimin e pranisë policore në komunat veriore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE