Kë po “thumbon” Adrola Dushi?! Modelja tërheq vëmendje me postimin e fundit

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kë po “thumbon” Adrola Dushi?! Modelja tërheq vëmendje me postimin e fundit

Adrola Dushi si rrallë herë na ka habitur me postimin e fundit të saj në Instagram.

Teksa shpërndau një shprehje në InstaStory, modelja duket sikur ka dashur të thumbojë dikë.

“Perpara se te ngrihesh një nivel me lart ne jetën tende, Zoti do te te tregoje fytyrën dhe zemrën e vertete te njerezve rreth teje, qe ta dish ke te marrësh me vete dhe ke te lesh nje nivel me poshte!”-thuhet në postimin e shpërndarë dhe ne po pyesim veten se kujt mund t’i drejtohet vallë.

Kujtojmë se Adrola shijoi disa ditë pushimi në një vend të veçantë në Shqipëri dhe me të ka qenë edhe reperi, prania e këtij të fundit u vërejt në disa detaje.

Fillimisht fotot nga vendi i njëjtë e më pas një video e Adrolës në sfondin e së cilës dëgjohet zëri i Capital T.

Ndonëse të gjitha detajet na dërgojnë tek konfirmimi i lidhjes së tyre, asnjëri deri më tani nuk është se e ka pohuar apo mohuar një gjë të tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE