Me barkun e rrumbullakosur, Xhensila Myrtezaj poston foto nga pushimet me Bes Kallakun dhe vajzën e tyre!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me barkun e rrumbullakosur, Xhensila Myrtezaj poston foto nga pushimet me Bes Kallakun dhe vajzën e tyre!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Së fundmi Xhensila po shijon pushimet në Greqi me Besin dhe vajzën e tyre, Ajka. Vetëm pak më parë Xhensila ka postuar disa foto ku ka treguar barkun e rrumbullakosur dhe ka pozuar edhe së bashku me Besin dhe Ajkën. Duket se pasi ka zbuluar shtatzaninë e saj, këtë herë Xhensila ndryshe nga shtatzania e parë ka vendosur të tregojë më shumë postime në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Këngëtarja ka vendosur që këtë rrugëtim ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka postuar në një video ku ushtrohet për ta mbajtur trupin në formë dhe për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë. Gjithashtu ka shkruar disa këshilla për të gjitha ndjekëset e saj që gjithashtu po kalojnë periudhën e bukur të shtatzanisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE