Pas zjarreve masive, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe stuhi!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas zjarreve masive, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe stuhi!

Pas zjarreve disajavore në rajonin verilindor Evros, të konsideruara si më të mëdha në Evropë në dy dekadat e fundit, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe me disa stuhi, tha sot Observatori Kombëtar i Athinës.

Moti i ftohtë, i cili do të sjellë shira dhe erëra të forta, si dhe stuhi të shpeshta, do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e hëna deri të mërkurën, tha observatori, duke shtuar se temperaturat parashikohet të bien deri në 10 gradë Celsius, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që sjellin temperaturat e motit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50390 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE