Rike “dënoi” këto dy banore duke i lënë pa biletë fati, përplasen me njëra tjetrën: “Jam më vip se ty”

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rike “dënoi” këto dy banore duke i lënë pa biletë fati, përplasen me njëra tjetrën: “Jam më vip se ty”

Rike Roçi ishte nga një nga banoret që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, por në një mënyrë të pazakontë që u komentua jo pak në rrjet.

Ajo priti rreth dy orë sipër një vinçi në një ambient jashtë shtëpisë, në temperatura të ulëta, teksa banorët e tjerë patën një pritje komode.

Mirëpo, për këtë sakrificë Rike u shpërblye nga produksioni pasi i la në dorë shpërndarjen e biletave të fatit dhe vendosi se dy prej banorëve do të ngelnin pa biletë.

Ajo la jashtë llogarisë së saj Merin dhe Ilnisën. Këtë të fundit për shkak të përplasjes që patën pas spektaklit, ku Rike pretendoi se Ilnisa i kishte qeshur në fytyrë plot negativitet.

Ndërsa përsa i përket Merit, ajo ishte shprehur se është më “vip” se Rikja, gjë që kësaj të fundit nuk i kishte pëlqyer aspak dhe tek e la pa biletë, iu drejtua me fjalët: “meqë ndihesh më vip se unë…”

Ndërsa Meri ia ktheu: “po unë jam më vip se ty, jo vetëm ndihem. Kujton se na trembe ti tani? Ti po tregon që kërkon hakmarrje, qenke fare domethënë!”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE