Shqipëria investon te panelet diellore, rritet prodhimi nga fotovoltaikët!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria investon te panelet diellore, rritet prodhimi nga fotovoltaikët!

Prodhimi energjetik nga panelet diellorë është modest në Shqipëri, por të dhënat tregojnë se ai po rritet nga viti në vit. Vetëm këtë vit, janë vënë në punë 8 impiante të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.

Dielli po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për prodhimin e energjisë elektrike në vend. Statistikat tregojnë se në pjesën e parë të vitit, kapaciteti i energjisë është dyfishuar.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, me vënien në punë të disa impianteve të rinj fotovoltaikë, kapaciteti total i instaluar arriti në 40 megavat, nga 22 megavat që ishte në fund të vitit 2022.

Në total numri i impianteve që kanë gjeneruar energji nga dielli, në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 19, nga 11 që ishte në fund të vitit që shkoi.

Investimet në këtë sektor prodhimi janë të mëdha dhe shumë ankande të hapur nga qeveria sugjerojnë se ato do të shtohen, por në raport me prodhimin energjetik nga burimet ujore, ato mbeten modeste.

Kjo pasi, nga impiantet diellore prodhohet vetëm 1% energji, ndërsa pjesa tjetër i takon hidrocentraleve që menaxhohen nga KESH dhe HEC-eve private.

Energjia diellore shihet si alternativë, pasi periudhat e gjata të thatësirës në Shqipëri kanë prodhuar kriza dhe kosto të larta për sigurimin e energjisë në tregun e huaj.

Veç energjisë nga uji dhe dielli, Shqipëria ka si potencial edhe energjinë e erës, e cila po studiohet për t’u investuar në të ardhmen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49959 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE