Mos ndoshta po e tradhton partnerin/en pa e ditur?

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta po e tradhton partnerin/en pa e ditur?

Tradhtia është një temë delikate dhe e gjerë, e cila nuk përfshin vetëm marrëdhënien fizike, por edhe atë emocionale apo mendore. Ka shumë raste kur njerëzit mund të jenë duke tradhtuar, por pa e ditur se po e bëjnë.

Ja disa situata:

E kap veten duke flirtuar

Kjo mund të ndodhë sigurisht në mënyrë edhe të pavullnetshme, por a të ka ndodhur ndonjëherë ta kapësh veten duke flirtuar me dikë? Ky është një rast i mirfilltë i tradhëtisë psikologjike.

Ke një marrdhënie virtuale me dikë tjetër

Çfarë të garanton se nëse kjo marrëdhënie nuk do të ishte virtuale nuk do të ekzistonte? Nëse ke një raport qoftë edhe virtual me dikë nuk mund ta kosiderosh si diçka pa rëndësi.

Ke një mik të fshehtë
Nëse ke një mik të zakonshëm apo një mik të ngushtë nuk ke pse të mos ia tregosh partnerit tënd. Nëse bëhet fjalë për një mik sekret këtu situata ndryshon. Mos ka diçka më shumë në këtë marrdhënie?

Gënjen për financat

Cila mund të jetë asyeja e të gënjyerit për paratë në një lidhje? Edhe kjo është një formë tradhtie e butë.

Ankohesh për të diku tjetër

Përgjithësish gocat kanë tendencën për të biseduar me njëra- tjetrën për partnerin e tyre. Shpesh ato ndajnë në mikeshat mendime rreth partnerit të cilat nuk ia kanë treguar akoma as atij vetë.

Përjeton shumë shpesh fantazi seksuale me njerëz të tjerë

Megjithëse fantazi, fantazitë seksuale me partnerë të tjerë, sidomos kur është shumë e shpeshtë dhe i referohet vetëm një personi, është një formë tradhëtie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE