Skandali i korrupsionit i kushtoi postin ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov në vend të tij!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandali i korrupsionit i kushtoi postin ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov në vend të tij!

Oleksiy Reznikov paraqiti dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, për t’u zëvendësuar nga Rustem Umerov. Ky vendim vjen pas njoftimit që presidenti Volodymyr Zelensky dha dje për ndryshimin e drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Telegram, Zelensky shkroi se “udhëheqja e re në Ministrinë e Mbrojtjes ishte e nevojshme pasi Reznikov kaloi mbi 550 ditë të një lufte të shkallës së gjerë”.

Më vonë përmes një adresimi, Zelensky tha se beson se “Ministria ka nevojë për një qëndrim e të tjera forma të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë”.

Parlamenti i Ukrainës e ka një person të tillë dhe Umerov nuk ka nevojë që të prezantohet. Pres që kandidatura e tij të ketë mbështetjen e Parlamentit.

Umerov, 41 vjeç është një politikan nga partia opozitare Holos. Që nga shtatori 2022, ai ka shërbyer si kryetar i Fondit Shtetëror të Pronave. Ai ka qenë i përfshirë në këmbimin e të burgosurve të luftës, të të burgosurve politikë, fëmijëve e civilëve, si dhe në evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Umerov ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë sa i përket marrëveshjes së drithërave, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Shkarkimi i Reznikovit vjen pas një skandali lidhur me prokurimin e xhaketave ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes. Në gusht, gazetarët ukrainas raportuan se këto materiale ishin blerë me një çmim trefish më të lartë dhe në vend të xhaketave dimërore u blenë ato verore. Në dokumentet doganore, thuhej se një xhaketë kishte çmimin 29 dollarë, por Ministria ukrainase e Mbrojtjes kishte paguar 86 dollarë për copë. Reznikov mohoi të gjitha akuzat.

Dje, presidenti amerikan, Joe Biden, u tha gazetarëve se ishte në dijeni që Zelensky do të zëvendësonte shefin e tij të mbrojtjes. I pyetur nga gazetarët që të komentonte këtë zhvillim, Biden tha se nuk “do ta komentojë publikisht”.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore mbështesin Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50579 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE