Vrasje për vesin e alkoolit/ Zbardhet dosja, viktima u përlesh me të motrën për shishen e rakisë

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në Vlorë/Makina merr përpara të moshuarin, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën!

Nje natë përpara se të vritej me thikën e bukës, ajo i kishte premtuar të ëmës dhe motrës se do ta linte alkoolin, prej të cilit ishte e varur prej shtatë vitesh dhe që i kishte shkatërruar jetën, jo vetëm Amandës, por edhe të së motrës Marselës, mësuese në një shollë private dhe të ëmës, e papunë.

Të trija gratë folën për alkolizimin e Amandës dhe për ta mbështetur njëra-tjetrën, por në mëngjes Amanda e harroi betejën dhe kërkoi para për alkool.

Prokuroria ka disponuar një kamera sigurie, ku e ndjera shfaqet në orën 8:40 të mëngjesit të ditës kur u vra duke dalë nga banesa. Ajo kthehet 15 minuta më vonë, me një qese.

E arrestuar për krim në familje, Marsela Pushani thotë në dosjen që Top Channel disponon se kur e motra hyri në shtëpi, ia rrëmbeu qesen dhe pa që Amanda kishte blerë birra dhe raki. Nisa t’i zbras dhe Amanda më sulmoi, shton 40-vjeçarja që kujton se ia hoqi thikën e bukës nga dora dhe e goditi.

“Pashë që u rrëzua dhe u zverdh, nuk i kishte dalë gjak. Nuk kuptova çfarë kisha bërë”, shton më tej e reja që menjëherë i kërkoi ndihmë të ëmës. Kryefamiljarja kur pa që gjendja e bijës së vogël po përkeqësohej njoftoi urgjencën, e cila nuk mundoi t’ia shpëtojë jetën.

Policia thekson se sekuestroi tre shishe birrë dhe një shishe raki, ndërkohë që mori një sërë dëshmish, midis tyre edhe të nënës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE