Çfarë është “rregulli i 20 minutave” dhe pse është thelbësor në një marrëdhënie?!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë është “rregulli i 20 minutave” dhe pse është thelbësor në një marrëdhënie?!

Grindjet janë pjesë përbërëse e çdo marrëdhënieje, madje është krejtësisht e zakonshme që jo gjithmonë të na përputhen mendimet. Megjithatë, që të mos shkatërronim marrëdhënien me debate dhe zënka, është e nevojshme që të mësojmë si të sillemi gjatë kësaj situate.

Gjatë debatit, përkatësisht çdo herë kur ndihemi të sulmuar, fizikisht apo emocionalisht, vjen një reaksion kimik në tru. Gjaku shkon nga korteksi paraballor, pjesa përgjegjëse për vendimmarrjen racionale, në zonën motorike për të na përgatitur për ‘luftë’.

Atëherë nuk mund të mendosh racionalisht. Ju nuk mund të empatizoni, nuk mund të jeni krijues. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë gjëra që nuk i mendojnë gjatë konflikteve. Gjëja më e mirë që mund të bëni në ato momente është të bëni një hap prapa, sipas psikologes Julie Gottman.

Çfarë është saktësisht rregulli “20 minuta”? Kur shohim që situata po ashpërsohet dhe po nxehet, Gottman sugjeron që thjesht të pushoni.

Megjithatë, mos e ndërprisni bisedën pa plan. Duhet patjetër të thoni se kur do të ktheheni për të vazhduar bisedën. Kjo është çështje kyç, sepse, nëqoftë se nuk bëni kështu, teksa ju kërkoni pauzë, partneri juaj mund të ndihet i braktisur ose i refuzuar, shpjegon Julie dhe shton se pushimi mund të zgjasë nga së paku 20 minuta deri në 24 orë, por jo më shumë se një ditë.

Sipas psikologëve, është e rëndësishme të bëni diçka gjatë pushimit që do t’ju largojë vëmendjen nga konflikti. Shëtisni, shikoni TV, dëgjoni muzikë, praktikoni joga ose meditim, çdo gjë që e sjell mendjen tuaj në një gjendje më të qetë. Kështu, kur kthehesh, je i qetë dhe biseda ndryshon krejtësisht, sipas ekspertes.

Rikujtojmë se, të kesh një marrëdhënie të qëndrueshme do të thotë të heqësh dorë nga disa gjëra, si egoja jote. Duhet ta lini mënjanë për të lënë vend për gjërat që në të vërtetë kanë rëndësi në jetë dhe që dëshironi t’i ndani me partnerin tuaj. Pra, ja çfarë duhet të bëni nëse dëshironi të ruani një marrëdhënie të qëndrueshme me partnerin tuaj, në të cilën nuk do ta bëni atë të ndihet keq apo i padashur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE