Dyshja e njohur e showbiz-it bëhen prindër për herë të parë!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshja e njohur e showbiz-it bëhen prindër për herë të parë!

Aktorja e njohur Ashley Madekwe dhe bashkëshorti Iddo Goldberg kanë njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Ylli 39-vjeçar i lindur në Angli, e cila zbuloi shtatzëninë në prill, ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram. “Më pëlqente ta mbaja atë brenda trupit tim dhe tashmë më mungon. Por tani ai është këtu dhe do ta mbaj në krahët e mi, është një lumturi e pastër”,-shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ashley Madekwe (@ashleymadekwe)

Më pas, duke postuar në InstaStory, ajo falënderoi bashkëshortin e saj që e bëri të ‘ndihej kaq e bukur’ gjatë kohës që ishte shtatzënë. “Më befasoi. Faleminderit bashkëshortit tim që më bëri 1000 fotografi në mënyrë që të mos harroj kurrë përvojën më të mirë të jetës sime. Ti më bëre të ndihem kaq e bukur”,-shkroi ylli në tjetër postim. Dyshja janë takuar teksa punonin për dramën britanike “Secret Diary Of A Call Girl”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49402 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE