“Në cilën frazë qenka prekur…”/Ilir Shaqiri zbulon më shumë rreth DWTS dhe raportin me Julianën!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në cilën frazë qenka prekur…”/Ilir Shaqiri zbulon më shumë rreth DWTS dhe raportin me Julianën!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

Ai ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në vend “Dancing With The Stars” si dhe për marrëdhënien me konkurrentët.

Në këtë intervistë, balerini u pyet nëse mendon se në ndonjë moment është treguar i padrejtë me ndonjërin prej konkurrentëve.

“Absolutisht që jo. Kam kapacitetin, gjakftohtësinë dhe themi të gjithë atë që mund të jetë background-i i një profesionisti. Kam vite që e bëj këtë punë në Itali, në konkurse të ndryshme nga më prestigjiozet dhe nuk më krijon problem që unë të them hapur mendimin tim dhe t’i bashkangjis pikët”.

Duke qenë se pas eleminimit nga DWTS, Juliana reagoi ashpër kundrejt kryetarit të jurisë, tani që gjithçka ka mbaruar a janë sheshuar marrëdheniet mes tyre?

“Jo, nuk kam asnjë lloj fërkimi me askënd. Më kanë habitur këto deklaratat sepse janë përsëritur disa herë. Unë kam thënë gjithmonë një gjë që baleti dhe kërcimi adhuron të flasi por i urren shumë fjalët. Ndoshta kjo është një gjë që ka qenë pengesa më e madhe e Xhulit. Nuk e kuptoj në cilën frazë ose në cilin kontekst qenka prekur kaq shumë identiteti saj si femër, si grua, si njeri themi dhe që unë e paskam ngacmuar. Nëse dikujt duhet t’i thuash që ti nuk je e hapur sepse ti sparkatën nuk e bën, më thoni shqip se si mund ta definoj më mirë.

Gjithsesi ky edicion është fituar nga një person që e meritonte 100% fitoren. Unë jam shumë i lumtur që e fitoi Enxhi!”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48971 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE