Luiz Ejlli kërkon sërish ‘Eurovision’! Këngëtari në ‘Festivalin e Këngës’ këtë vit?

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli kërkon sërish ‘Eurovision’! Këngëtari në ‘Festivalin e Këngës’ këtë vit?

Vite më parë, saktësisht në 2006-tën, Luiz Ejlli ka qenë pjesë e Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë”, ku arriti deri në gjysmë finale.

Megjithatë kulmin e saj, kënga e kapi 16 vite më vonë, pas famës që mori Luizi në “Big Brother VIP”.

Mirëpo duket se Luizi po tenton sërish të arrijë një sukses të tillë në kompeticionin europian, të paktën këtë na la të mendojmë një postim i fundit në Instagram.

Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin teksa shton: “Së shpejti”.

Për të shkuar në ‘Eurovision 2024’, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE