Për Krist Aliajn, miqësia me Luiz Ejllin në “BBV “ishte absurde dhe e cuditshme”

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për Krist Aliajn, miqësia me Luiz Ejllin në “BBV “ishte absurde dhe e cuditshme”

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 2” ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luiz Ejllin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Ai u bë pjesë e emisionit “She’s On Top”, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Ai herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e tij si dhe ndan me to momente të ndryshme nga përditshmëria.

Ditën e sotme Kristi ka ripostuar një video kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Në videon në fjalë, ai shfaqet krah Luizit teksa këndon një këngë të Sabianit, “Tullaci”.

Në atë kohë, Kristi sapo kishte nisur një romancë me vajzën e këngëtarit, Keisi Medini, dhe Luizi herë pas here i ngacmonte ata. Në pamjet e postuara në “Instastory” shfaqet gjithashtu edhe Sabiani dhe të gjithë po këndojnë e kërcejnë.

Ndërkohë Kristi bashkëngjitur me videon në fjalë shkruan:

“Edhe pse ndonjëherë ishte absurde dhe e çuditshme – u argëtova shumë atje – si ky moment për shembull”.

Kujtojmë se lidhja e Kristit me Keisin përfundoi po brenda shtëpisë së BB VIP.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE